Aksidentohet autobusi i kompanisë ‘Shpejtimi’: Godet veturat e një tek autosalloni
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Autosalloni ‘Xeni’ në magjistralen Gjakovë – Prizren, ku një autobus është vetkasidentuar
Sinjali ka siguruar pamjet e frikshme kur autobusi futet në oborrin e kompanisë dhe shkakton dëme të mëdha materiale.
Në një prononcim për Sinjalin, pronari i autosallonit ka deklaruar se dyshon se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme në vlerë të rreth 200 mijë eurove.
Ai ka deklaruar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ky aksident