Aksidentohet ambulanca e QKMF’së në Skenderaj, lëndohen 4 persona

Rreth orës 10:30 është aksidentuar një autoambulancë e QKMF’së në Skenderaj, e cila po transportonte të sëmurë për në QKUK, raporton portali rajoni.org.

Burimet kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Drenasit.

Përveç dëmeve materiale, të lënduar kanë përfunduar 4 persona.

Rajoni ka mësuar se gjendja e ambulancave është jashtë standardeve minimale dhe shumica janë nën defekte.

 

Lexo edhe:  Teksa një vajzë dhe një djalë rrahën në një shkollë në Ferizaj, shokët këndojnë ‘’ ’O vjehrrës teme o…’’ (VIDEO)