Aksidentohen dy vetura në Sllatinë, Policia jep detaje

Ditën e premte në Sllatinë është raportuar për një aksident.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky aksident.

“Është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në Sllatinë. Nuk ka të lënduar nga ky aksident, përveç dëme materiale”, u shpreh Krasniqi.

Lexo edhe:  Kapen duke garuar me automjete, Policia në Gjakovë i dënon me nga 500 euro dhe ua merr patentat