Aksidentohen dy vetura në Slivovë, shkaktohen kolona të gjata drejt Gjilanit

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në aksin Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në Slivovë.

Indeksonline raporton se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me ekzaminimin e rastit.

Më poshtë ju sjellim pamje nga Slivova:

Lexo edhe:  Dyshohet se vodhën stoli ari në një shtëpi në Suharekë, identifikohen të dyshuarit – njëri ende në arrati