Aksidenti në Sllatinë, dy të vdekur dhe dy të lënduara

Nga aksidenti i cili ka ndodhur në Sllatinë ka humbur jetën një grua, e cila ka vdekur në Emergjencën e QKUK-së, ndërsa një tjetër dyshohet se ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Nga ky aksident, të lënduara kanë mbetur edhe dy vajza, të cilat ndodhen në Emergjencë.

Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ndërkaq, nga policia për Klankosova.tv është thënë se në veturën e aksidentuar gjendeshin pesë persona.

Lexo edhe:  Shtohen patullimet e Policisë në disa rrugë të Prishtinës