Aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një konfirmim për Lajmi.net tha se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, konfirmon Ahmeti.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë trafiku te “Kroni i Mbretit”, vetura bëhet kërrsh