Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” – 4 të lënduar

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti ku janë përfshirë tri vetura në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

:Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin