Aksidenti me fatalitet në Prizren: Ky është karikaturisti i njohur i cili u godit për vdekje nga një veturë
Një aksident me fatalitet ndodhi pasditen e djeshme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku për pasojë një person humbi jetën.
Viktima, sipas Policisë, ishte goditur nga një automjet teksa po ngiste biçikletën në një vendkalim të këmbësorëve.
Si pasojë e kësaj, viktima pas lëndimeve të rënda të marra, nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, teksa është konstatuar vdekja e tij.
Sinjali mëson se personi i cili humbi jetën në këtë aksident është karikaturisti Abdul Zeman.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë.