Aksidenti me fatalitet në Ferizaj: Ky është shoferi që la të vdekur këmbësorin 64-vjeçar, duke vozitur me shpejtësi të madhe
Sot u raportua për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Talinovc të Ferizajt, ku si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën një 64-vjeçar. Viktima nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari për shkaktimin e aksidentit sipas burimeve të Sinjalit është Bahti Gabrica, 44-vjeçar, i cili pas arrestimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Gabrica po dyshohet se e ka goditur me veturë N.O.,, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i cili ka dalë me ekipin mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.
“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku për pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilin për ndihmë mjekësore me autoambulancë dërgohet në Emergjente në Ferizajt. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima/këmbësori ka ndërruar jetë. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari/ shoferi është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.