Aksidenti me dy të vdekur në “Rrugën e Arbrit”, publikohen emrat e viktimave

Dy persona humbën jetën tragjikisht paraditen e kësaj të hëne në Rrugën e Arbrit. Sipas Policisë së Shqipërisë ngjarja ndodhi afër Shkallës së Tujanit, në Tiranë.

Egila Celami dhe Marsel Tefa janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e sotëm.

Kujtojmë se dy vetura u përplasën mes veti, ku “Smart”-i me të cilin udhëtonin 35-vjeçari dhe 29-vjeçarja, doli nga rruga dhe si pasojë të dy ata mbetën të vdekur.

Ndërkohë i lënduar mbeti shoferi i mjetit tjetër dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Shqipërisë.

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë M. T., rreth 35 vjeç, dhe E. C., 29 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Labi i reagon Kurtit për Faton Hajrizin: Po t’ju kishte lëvduar juve dhe VV-në do ta quanit hero