Aksidenti i rëndë: Vetura godet një 6 vjeçar, në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një fëmijë.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferit, i cili ka goditur me veturën e tij 6-vjeçarin.

Si pasojë e kësaj, i mituri ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Lexo edhe:  Vodhën 141 boksa cigare në një kioskë në Mitrovicë, arrestohen një burrë dhe një grua