Aksidenti fatal për 29-vjeçarin nga Istogu ndodhi për shkak të shpejtëisë, Policia jep detaje

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një vetaksident të rëndë në trafik që ka ndodhur në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku si pasojë ka humbur jetën i riu, Elvis Zogaj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, ku si pasojë Zogaj që po drejtonte veturën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Ju informojmë se me datë 9 shkurt 2023, rreth orës 18:50, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdё-Istog. Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtёsisё, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasojё humb jetёn, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e Elvis Zogajt e kanë dhënë familjarët e tij në rrjetet sociale.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi! Të nderuar familjar, miq, dashamirë, ju njoftojmë se Vellau im (Elvis Agron Zogaj ) ja ka dorzuar shpirtin Allahut të Madhërishëm! Per Varrim Ju njoftojm me Kohe”, njoftojnë familjarët e 29-vjeçarit.

Lexo edhe:  Vasfije Krasniqi: Bota nuk po bën mjaft për të ndëshkuar përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte