Aksident zingjiror në Veternik, përfshihen katër vetura

Një aksident zingjiror ka ndodhur pak më parë në Veternik të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë katër vetura.

Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë.

Ndërkohë, akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Aksidenti në fjalë ka bërë që trafiku në këtë aks rrugor të ngadalësohet paksa.

Lexo edhe:  Lëndohet një punëtor në Ferizaj, e zënë skelet e një objekti banesor