Aksident zingjiror në Veternik, përfshihen katër vetura

Një aksident zingjiror ka ndodhur pak më parë në Veternik të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë katër vetura.

Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë.

Ndërkohë, akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Aksidenti në fjalë ka bërë që trafiku në këtë aks rrugor të ngadalësohet paksa.

Lexo edhe:  Arrestohet një serb, dyshohet se vrau tre burra civil gjatë luftës në Mitrovicë