Aksident trafiku te ‘Lesna’ në Prishtinë, vetura godet këmbësorin

Një aksident trafiku ka ndodhur para gjysmë ore te ‘Lesna’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se Autoambulanca dhe Policia kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e këmbësorit, teksa ndihma e parë i është dhënë nga ekipi mjekësor.

Lexo edhe:  Një person me plumb në trup shtrihet në spital, nuk e ka idenë se është plagosur