Aksident trafiku rrugës për Hajvali, rrokulliset një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rrugës për në Hajvali, në afërsi të qendrës së paraburgimit, ku një veturë është rrokullisur.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si makina ka përfunduar me katër rrotat përpjetë si pasojë e rrokullisjes.

Sipas sinjalizuesit, ka persona të lënduar, ndërkohë që nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.

Kujtojmë se si pasojë e motit të keq jo rrallëherë janë shkaktuar aksidente në trafik.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Fillon asfaltimi i segmentit rrugor nga fshati Stanovc në magjistralen Prishtinë -Mitrovicë