Aksident trafiku në Pejë: Katër persona të lënduar, një në gjendje më të rendë
Sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Pejë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga ky aksident janë lënduar 4 persona.
Sipas njoftimit të spitalit, njëri nga të lënduarit është në gjendje të rend.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se sot, si pasojë e një aksidenti trafiku, kemi pranuar 4 pacientë. 3 pacientë janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. 1 pacient është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor. Personeli ynë është i angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të duhura për secilin prej tyre”, është thënë në njoftimin e spitalit.