Aksident trafiku në një fshat të Prishtinës, shtatë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ku ishin përfshirë dy veturave, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe katër femra.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur dje në mesditë, ku të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. Një person i cili dyshohet se mund se është shkaktar i aksidentit pas trajtimit mjekësor, është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Gati krejt Kosova pa rrymë deri në 5 orë, KEDS tregon ku do të ndalet