Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe sot, dita ka nisur me një aksident trafiku në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje ku shihet se dy vetura janë aksidentuar, teksa akoma nuk dihet se a ka të lënduar.

Ndërkohë, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe tashmë po bëhen ekzaminimet e nevojshme.

Lexo edhe:  Mungesë e energjisë elektrike në këto vende