Aksident tek Prishtina e Vjetër, një person mbetet i shtrirë në rrugë

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore.

Një i tillë ka ndodh para pak minutash afër tregut tek pjesa e njohur si Prishtina e Vjetër, ku një veturë e ka shkelur një këmbësor.

Në fotografinë që ka siguruar Gazeta Sinjali, shihet se si një person ka mbetur i shtrirë në tokë pasi është goditur nga një veturë.

Lexo edhe:  Skandaloze: Në Kuvendin e Shqipërisë përmbysen karriget e deputetëve në mes të sallës