Aksident tek “Kërrshi i Dudës”, ka të lënduar

Para rreth një ore, në vendin njohur si tek “Kërshi i Dudës”, ndodhi një aksident trafiku midis tre automjeteve.

Siç konfirmoi për KoSSev kreu i njësisë së trafikut për Veriun, Munish Avdia, ka persona të lënduar dhe ata po dërgohen me urgjencë në spital.

Ai nuk mund të jepte më shumë detaje për momentin, pasi ishte duke shkuar në vendin e aksidentit.

Lexo edhe:  Martesa mes gjinisë së njëjtë/ Qeveria sjell dy versione për Kodin e ri Civil, opsion krijimi i një ligji të veçantë