Aksident në Sllatinë, tre persona të lënduar

Aksident trafiku në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha ai për Sinjali

Lexo edhe:  Ky është 29 vjeçari që dyshohet se vrau mbrëmë babanë e gruas së tij – kjo e fundit para disa ditësh e kishte raportuar të zhdukur në polici