Aksident në Sllatinë, një i lënduar – pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se ka qenë një veturë e cila është vetaksidentuar.

Siç shton Policia, për pasojë nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor.

Sinjalizues të Gazeta Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë është e dëmtuar rëndë nga ky vetaksident.

Lexo edhe:  Rrokulliset një veturë në rrugën Mitrovicë – Pejë, lëndohet një person