Aksident në rrugën Skenderaj – Vushtrri, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në rrugën rajonale Skenderaj – Vushtrri, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur kur njëri nga shoferët e automjeteve nuk është ndalur para shenjës ‘STOP’ në udhëkryq, me ç’rast ka goditur me veturën tjetër.

Si pasojë e lëndimeve të marra, dy shoferët e veturave të përfshira në aksident janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.

Lexo edhe:  Sa u pasuruan marketet nga nga moskthimi i centëve