Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një çiklist
Një çiklist ka marrë lëndime të rënda, pasi është goditur nga një veturë në fshatin Lubizhdë e Hasit në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, aksidenti ka ndodhur mesditën e së hënës dhe për shkak të lëndimeve të marra, çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, është arrestuar drejtuesi i veturës dhe është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Lubizhdë e Hasit, Prizren / 31.03.2025 – 14:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit është arrestuar drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.