Aksident në Pejë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Pejë, më saktë në fshatin Vitomirice.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se nga aksidenti u lënduan pesë persona, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduar po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Lexo edhe:  Rahoveci nuk gjen qetësi: Përleshje mes tifozëve të Trepçës dhe Prishtinës edhe pas përfundimit të finales në basketboll