Aksident në Malishevë, lëndohen tetë persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur edhe sonte në fshatin Tërpezë e Poshtme në Malishevë ku si pasojë janë lënduar tetë persona. Në aksident janë të përfshira dy automjete

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se poashtu janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

Lexo edhe:  Publikohen pamje: Trupi i pajetë i shqiptarit që u vra brenda makinës