Aksident në Livadicë të Podujevës, rrokulliset një veturë – Policia në vendin e ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Para pak çasteve ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Livadicë të Podujevës, ku një veturë është aksidentuar.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta Sinjali, shihet se një veturë është rrokullisur si shkak i aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovë që po merren me rastin.

Për të lënduar ende nuk dihet, ndërkaq Sinjali do t’iu mbajë të informuar për rastin.

Lexo edhe:  Hapet e pamja për 7 vjeçarin nga Gjakova që vdiq nga kontakti më rrymën (FOTO)