Aksident në Itali, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

Një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe dy të rinj të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK, i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë.

Sipas mediave mësohet se shqiptari që ka humbur jetën ishte i ulur në sediljen e djathtë, ndërkohë që të lënduar nga ky aksident kanë mbetur një tjetër shqiptar 23 vjeç që ishte dhe drejtuesi i makinës dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti. /abcnews.al

 

Lexo edhe:  66 haxhi nga Mitrovica arrijnë në Arabi, së shpejti vendosen në Mekë