Aksident në Gllamnik – lëndohen katër persona, dërgohen në QKUK për trajtim

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore.

Një i tillë ka ndodh pak më parë edhe në Gllamnik të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dy këmbësorë, ku për pasojë këta të fundit dhe dy shoferët e veturave kanë pësuar lëndime, mëson Gazeta Sinjali.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa, Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për aksidentin.

Lexo edhe:  Kërcënoi një person që të mos dëshmojë në Gjykatë, bie në pranga i mituri në Prishtinë