Aksident në Gjinoc të Suharekës, lëndohet një person

 

Sot gjatë mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku mes një kombi dhe një veture të tipit golf në fshatin Gjinoc të Suharekës, raporton Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë i lënduar ka mbetur një person, i cili ka kërkuar edhe ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes gjenden Policia dhe zjarrfikësit që po merren me rastin.

Lexo edhe:  Presidenca reagim tjetër për incidentin: Skandaloze deklaratat e MPB-së maqedonase, e pranuan se urdhri u dha nga ta