Aksident në Galicë të Vushtrrisë, lëndohet një person

Në mbrëmjen e sontme në fshatin Galicë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident si pasojë e së cilit një person ka mbetur i lënduar.

“Aksident trafiku me lëndime rreth orës 18:27, është raportuar se në fshatin Galicë të  Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e përfshirë një veturë civile me targa vendore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për klankosova.tv.

“Si pasojë  e aksidentit lëndime ka pësuar një  person i cili është dërguar për tretman mjekësor”.

Lexo edhe:  Arrestohet një serb në Gazimestan