Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet një trotinet elektrik

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik sot në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë një trotinet dhe një veturë.

Sipas Ahmetit, lëndime ka pësuar ngasësi i trotinetit, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spital.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një trotinet dhe një veturë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (ngasësi i trotinetit).

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rast po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Suharekasi kërcënon me vrasje bashkëshorten, ajo vendos ta denoncojë për dhunën fizike dhe psikike