Aksident në Fushë Kosovë, një person shihet i shtrirë në rrugë

Thuajse çdo ditë po shtohet numri i aksidenteve në vendin tonë, kjo vjen nga pakujdesia e shoferëve dhe mos përshtatja e shpejtësisë në trafik.

Para pak minutsh ka ndodhur një aksident trafiku në Fushë Kosovë.

Nga pamjet qe ka siguruar Gazeta Sinjali, shihet se një veturë e ka goditur një këmbësor, ku shihen qytetarët duke ia ofruar ndihmën e parë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një patrullë e Policisë së Kosovës që tashmë po merret me rastin.

Lexo edhe:  Këtu mund ta shihni sa persona kanë të njëjtin emër si ju në Shqipëri