Aksident ndërmjet një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.

Na ky aksident lëndime ka marrë ngasësi i motoçikletës.

“Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e kombit” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar për teve1.info zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lexo edhe:  Ankohet mërgimtari: Në Skenderaj, burekut me mish vetëm emri i kish mbet, mezi e gjeta këtë kokërr mishi – veç vaj e petë