Aksident mes tri veturave në Fushë Kosovë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës dhe Ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kallxo.com ka siguruar disa fotografi të aksidentit.

Lidhur me rastin portali ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës, dhe është në pritje të përgjigjes.

Lexo edhe:  Gruaja i kërkoi t’ia shlyejë borxhin, 59-vjeçari në Mazgit ia grabit veturën dhe zhduket