Aksident mes tri veturash në Mitrovicë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në Mitrovicë të Jugut.

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 15:45, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë ku janë përfshirë  tri vetura”.

“Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kërkuar katër persona”, ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Lexo edhe:  Studentët bëjnë biznes me kartelat e konvikteve dhe mensës, paralajmërohen masa