Aksident mes motoçikletës dhe veturës, lëndohet një person në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku si pasojë është lënduar një person.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në rrugën “Papa Klementi”, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Aksidentin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.