Aksident mes dy veturave e një traktori në Klinë, lëndohen tre persona

Një aksident mes dy veturave dhe një traktori ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Insajderi

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Minatorët futen sërish në grevë, nuk morën rrogat e muajit Prill