Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes biçiklisti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në lagjen Lakrishtë në kryeqytet, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku si pasojë e plagëve të marra biçikletisti ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lexo edhe:  Aksident në Fushë Kosovë, dyshohet se vetura ka goditur një person (FOTO)