Aksident i rëndë: Vetura bie në lumin Ibër, vdes një person
Trupi i pajetë i një personi i cili mbrëmë pati një aksident trafiku në territorin e komunës së Zveçanit sapo është nxjerrë nga lumi Ibër.
Komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Zveçan, Vladan Radomiroviq, ka konfirmuar mëngjesin e sotëm për KoSSev se aksidenti trafiku ka ndodhur mbrëmë afër Srbovacit afër deponisë së re, kur vetura e një personi ka rënë në Ibër, përcjell Jepi zë.
Radomiroviq na tha se gjatë gjithë natës kanë qenë të angazhuara të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe se trupi i pajetë është gjetur sot në mëngjes.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në pjesën veriore të Mitrovicës , tha Radomiroviq.
Në vendngjarje ka dalur edhe mjeku ligjor, poashtu edhe zjarrfikësit kanë nxjerr makinën nga lumi.
Sipas disa qytetarëve , i vdekuri ishte një person ne moshë të re.