Aksident i rëndë trafiku në rrugën nacionale drejt Mitrovicës, tetë persona barten në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:45, në rrugën nacionale “Adriatiku” në Mitrovicë. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë, përcjell Jepi zë.

Nga aksidenti kanë përfunduar me lëndime trupore tetë persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Lexo edhe:  Ahmeti ngre dyshimet mbi vjetërsinë e videos në Pejë: A nuk është borë në dritare?