Aksident i rëndë trafiku në Qikatovë të Drenasit, dy persona dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën e Jasharëve në Qiaktovë të Re të Drenasit, ku dy persona mbetur të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili njoftoi se Emergjenca dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informacioneve të para, viktimat që u aksidentuan kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

 

Lexo edhe:  “Kobra s’ishte në lokal”, “S’kisha ardhë nëse s’ma kishe dhënë rrogën” – Çka u tha sot në seancën për vrasjen në ‘Kobra City’