Aksident i rëndë rrugës për Mitrovicë, ka të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas dëshmitarëve që i kanë treguar “Jepi zë”, ka të lënduar.

Dëshmitarët thonë se një person ka pësuar nga ky aksident.

Siç mësohet, përplasja ka ndodhur në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, pjesë ku po kryhen punime në magjistrale.

Kohën e fundit, janë shpeshtuar rastet e aksidenteve në magjistrale, si pasojë e mossinjalizimjt dhe kushteve në rrugë.

Lexo edhe:  Prishtinasit ia hedhin keq në FB, ‘zyrtarja amerikane’ që i premtoi investime milionëshe në Kosovë ia merr 22 mijë euro