Aksident i rëndë në Zabel të Ulët të Drenasit: Një i vdekur dhe disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Sipas një burimi për Drenica Sot, nga ky aksident ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Ky është i riu që vdiq tragjikisht në aksident, e kishte pasion motorin