Aksident i rëndë në Tiranë: Makina e ambasadës ruse bëhet “copa”, vdes shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak pas mesnate në afërsi të TEG-ut në Tiranë.

Policia konfirmon se viktima është një rus 36-vjeçar, i cili ishte pasagjer ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi.

Mediat raportojnë se se i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Makina me targa diplomatike model “Hyundai Tucson” me targa “CD”, është përplasur në rrugën Sauk-TEG dhe është përmbysur.

Sipas raportimeve, në aksident dyshohet se janë përfshirë të paktën 3 makina. Njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës, duke u shkatërruar thuajse tërësisht.

Rrethanat e aksidentit të rëndë momentalisht nuk dihen.

Lexo edhe:  Gjilanasi raporton se i ka humbur gruaja, Policia e ndalon në kufi – thotë se e ka gjetur një burrë tjetër në Preshevë