Aksident i rëndë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, dyshohet për të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, ku dyshohet edhe për të lënduar, raporton Sinjali.

Nga pamjet shihet se veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale dhe se Policia dhe ambulanca tashmë gjenden në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende shkaktari i këtij aksidenti, ndërkaq Sinjali po pret për një konfirmim të plotë nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  E sulmoi një 24-vjeçare në mes të rrugës në Prishtinë, ky është i dyshuari që përfundoi në ndalim policor