Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, 3 persona dërgohen në QKUK

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në fshatin Llapushnik, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në të cilin janë përfshirë katër automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre nga të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00, njofton Klankosova.tv.

Policia njoftoi se në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent, pasi që njësitet janë duke u marrë me aksidentin

Lexo edhe:  Vakia kosovare: Më së shumti vozitën “Volkswagen”, dikush regjistroi veturën e vitit 1949