Aksident i rëndë në Rakosh të Istogut, tetë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rakosh të Istogut, ku janë përfshirë dy vetura dhe kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Lajmin e ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoi se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve serioze.

“Me datë 06.08.2022, rreth orës 21:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në fshatin Rakosh-Istog, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale, tetë persona kanë pësuar lendime trupore, të lenduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të lenduarit për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë.”

Lexo edhe:  Lajm i rëndë: Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish ushtar i UÇK-së në Zonën e Shalës