Aksident i rëndë në Prizren, vdes një person – arrestohet shoferi

Sot rreth orës 05:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka pësuar një këmbësore e vitlindjes 1961.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së karburanteve “SHELL”.

Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të më tejme.

Lexo edhe:  Rohde viziton shtëpinë muze në Poklek, ku serbët kryen një ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë